Qendra “Mankind Tracks” dhe “Leader’s camp” kanë organizuar një fushatë pastrimi si dhe kanë realizuar një video sensibilizuese me qëllim rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit si një element thelbësor për një të ardhme të sigurt.

Kjo fushatë u zhvillua në bashkëpunim me “Clean Ishmi River”, “River Clean Up Albania”.

Vogëlushët e kampit u përfshinë në këtë fushatë pastrimi në Sektor Rinia për një planet më të pastër dhe me sa më pak plastikë!