Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli theksoi se PD është aktualisht e vetmja alternativë. Ndërkohë, Topalli shtoi se në PD nuk ka aktualisht një personazh që mund të zëvendësojë liderin Sali Berisha.

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta zhdukin dhe që ka treguar që ka një program dinjitoz. Nuk ka një personazh që mund ta zëvendësojë Berishën.

Që kur ka dalë, Sali Berisha ka sjellë një frymë tjetër brenda strukturave dhe jashtë tyre. Në vitin 2017, ai që ishte në krye të PD, zhduku klasën politike dhe mori një grup njerëzish që ishin mirë me kryetarin. Tani ky kapitull është mbyllur dhe është një realitet tjetër.

Deri tani, nuk ka njeri në PD që ta zëvendësojë Berishën. Partia Demokratike e ka kryetarin e saj, për të ardhmen do të kemi kohë të flasim”, tha Topalli.