Tashmë kampion bote i boksit në Federatën IBF, Florian Marku ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale. Përmes një publikimi në Instagram ai falenderon Zotin dhe shprehet se ka punuar shumë per këtë ditë.

Faleminderit Zotit për çdo gjë. Ky është fillimi. Faleminderit nga zemra per të gjithë përkrahjen tuaj. Veç Zoti e din sa shumë kam punuar për një ditë si kjo. Ky është veç fillimi”, shkruan Marku.

Boksieri shqiptar ka arritur të mposhtë ukrainasin Maksim Prodan ne stradiumin e Totenhemit, pas 10 raundesh të zhvilluara. Në 10 ndeshje, Marku kishte 9 fitore dhe një barazim.