Sot, në orën 23.15, në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri Robin Krasniqi do të mbrojë titujt e tij.

Pothuajse një vit më parë, kampioni me origjinë shqiptare mposhti kundërshtarin e tij Dominic Boesel, të cilin e mundi me nokaut, në raundin e tretë, duke befasuar të gjithë botën e boksit dhe rrëmbyer kampionatin botëror të IBO dhe WBA në divizionin e peshave të rënda deri në 79.4 kilogram.

Një vit më vonë, kampioni që ndeshet nën flamurin gjerman por që asnjëherë nuk harron në ring simbolet shqiptare, do të ngjitet në ring përballë 5000 spektatorëve të Getec-Arena, për t’ i dhënë mundësinë revanshit Boesel.  

Ai edhe sot do të hyjë në ring me këngën “Kuq e zi”, si një motiv kuptimplotë për rrënjët e tij, që ka vuajtur familjarisht nga lufta në Kosovë, nga e cila u largua në moshën 17-vjeçare.