Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, sot në ditën e parë zyrtare të fushatës, ka zgjedhur të takohet me zonjat e qytetit bregdetar.

Hoti thotë se në këtë takim me zonja të nderuara, kanë folur për nevojat që ka qyteti për t’u pastruar si dhe hapësirat e gjelbërta.

Ai shton se pas 6 marsit, do të zbatojë vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Hotit:
Sot në bashkëbisedimin me zonjat e nderuara të Durrësit folëm për nevojën emergjente që ky qytet ka për t’u pastruar si dhe nevojën e hapësirave të gjelbërta.

Pas 6 marsit ne do jemi zbatuesit e vullnetit të qytetarëve sepse vendimet do t’i marrin vetëm qytetarët, duke ndryshuar njëherë e mirë mendësinë e drejtimit të Bashkisë së Durrësit nga Partia Socialiste.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!