Gjykata e Durrësit ka dhënë mesditën e sotme masën e sigurisë për 3 shtetasit e arrestuar 3 ditë më parë në kuadër të operacionit policor “Intervention”, kur po përgatiteshin të kryenin një ngjarje kriminale.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Bajram Roçi dhe Bekim Çera, ndërsa shtetasi Ylli Murati është lënë në “Arrest shtëpie”.
Gjatë seancë, prokurori i çështjes Gëzim Veizi kërkoi masën “Arrest në burg” për Roçin dhe Çerën dhe “Arrest shtëpie” për Muratin.
3 shtetasit akuzohen se për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri, një 44-vjeçar në zonën e Plazhit.
Mbrëmjen e së hënës, policia e Durrësit ndërhyri pas njoftimit të marrë për një rast kanosjeje në rrugën “Pavarësia”, në zonën e Plazhit, dhe arrestoi në flagrancë autorët.
Nga kontrolli në automjetin e blinduar tip Lancia të 40-vjeçarit Ylli Murati policia gjeti 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), ndërsa nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.
Ndërsa në shtëpinë e babait të shtetasit Bajam Roçi u gjet 1 armë zjarri pistoletë.
M.B.