Një 31-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me mesazhe telefonike një person.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

-Sh. K., 31 vjeç, banues në Fier, pasi duke keqpërdorur mesazhet telefonike, ka kanosur shtetasin B. R;”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.