Spanja është përfshirë ditët e fundit nga reshje shiu dhe stuhi të forta, duke shkaktuar probleme dhe kaos në disa zona të vendit.

Në aeroportin “Palma de Mallorca” si pasojë e reshjeve të dendura pistat e aeroportit janë mbuluar nga uji duke e bërë të rrezikshme uljen e avionëve.

Situata kaotike ka shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët përpiqen të shmangin ujinqë rridhte nga tavani.

Në faqen zyrtare në internet të aeroportit thuhet: “Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”.