Rrugë të përmbytura me nivelin e ujit që kalon trotuaret, kaos në lëvizje dhe erë e frikshme! Kjo është situata që paraqitet në qytetin e Durrësit pas stuhisë që ka përfshirë vendin.

Në shumë prej akseve kryesore të qytetit, panorama është e njëjtë sa herë ka shira të rrëmbyeshme, duke nisur nga rruga e Currilave, rruga “Taulantia”, zona te stadiumi, tek ish-URT, pranë shkollës “Qemal Mici”, konkretisht lagjet nr. 12, 16, 17, 18, zona e Shkozetit etj.

Për më shumë ndiqni pamjet që përcjellin operatorët e DurrësLajm si dhe disa filmime të sjella nga qytetarët që janë bllokuar në rrugë!