Fabio Kapelo e ka drejtuar Milanin përveç se ka qenë lojtar i ditëve të lavdishme të klubit. Këtë herë ai merr përgjegjësinë të analizojë situata e krijuara së fundmi mes trajnerit dhe ekipit.

Si e shikoni momentin e kuqezinjve?

Te Milani po ndodhin gjëra që nuk i kishim parë e dëgjuar deri më sot. Mund të ndodhë që Teo të ketë probleme pa lidhje me futbollin dhe po kalon një moment të vështirë. Nëse do të ishte një kapriço, do të ishte ndryshe. Por e sigurt është se nuk është i njëjti Teo si vitin e kaluar. Kalabria? Sjella e tij nuk e ndihmoi në Champions. Si njeri më duket mirë, por si kapiten nuk më pëlqeu aspak polemikat që shkaktoi kur u largua nga fusha në momentin e zëvendësimit pa i dhënë dorën trajnerit.

Fonseka thotë se dëshiron lojtarë si Abrahami dhe Kamarda që vdesin për Milanin…

Ai ka plotësisht të drejtë, sepse është e vërtetë që Milanit i mungojnë më shumë lojtarë si ata. Disa individë nuk po performojnë siç duhet, kanë pak dëshirë. Kur humbasin topin, nuk ka zemërim për ta ndjekur dhe nuk ka agresion.

Me Piolin, skuadra dukej më shumë si një grup?

Nuk mund të bëj krahasime me të kaluarën, edhe sepse Milani i drejtuar nga Pioli kishte një mesfushë ndryshe nga ajo aktuale, kishte një cilësi tjetër. Por po, ish-trajneri kishte arritur të krijonte një grup me frymë të mirë.

Fonseka përdori fjalë të forta, por a mendoni se ka diçka që nuk funksionon te Milani?

Fonseka dallohet se nuk ndihet rehat, qëllimi i tij është të bëjë lojtarët përgjegjës. Por gjëja kryesore për të kuptuar është një: janë ata lojtarët që nuk e ndjekin Fonsekën, duke luajtur vetëm ndeshjet që ata i konsiderojnë të rëndësishme si p.sh. ndeshja jashtë në Bernabeu kundër Real Madridit, apo ka situata taktike që nuk preferohen nga skuadra?

Ju çfarë këshilloni?

Në rastin e parë klubi duhet të ndërhyjë dhe të shfaqë mbështetjen për trajnerin portugez. Në të dytën do të duhej ndërmjetësimi i një drejtuesi, i cili edhe në këtë rast merr anën e trajnerit, duke tërhequr pjesën tjetër të dhomës së zhveshjes në anën e tyre. Dyshimi im është ky. Ideja ime është se të gjitha janë në diskutim.