Po vidhte në një supermarket në Durrës, arrestohet hajduti 35-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka vjedhur në një supermarket”, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.