Komisariati i Policisë Durrës ndaloi një person të akuzuar për vjedhje, i cili ishte në kërkim.
Uniformat blu bëjnë me dije se u ndalua shtetasi V. S., 42 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.