Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 19 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.