Kapet dhe ndalohet në Durrës një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, i dënuar me 3 vjet burgim, për të njëjtën vepër penale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Kelmend Kruja, 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 31.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, me anë të mashtrimit i ka marë automjetin tip “Golf”, shtetasit H. S., dhe nuk ja ka kthyer më.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe nga DVP Korçë, pasi më datë 09.06.2021, i ka marë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Benz”, shtetasit F. Q., dhe nuk ja ka kthyer më.

Gjithashtu, shtetasi Kelmend Kruja, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.