Një tjetër peshkaqen rreth 500 kilogramë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Durrës.

Bëhet me dije se peshkaqeni është kapur në ujërat e Adriatikut në një thellësi prej 15 milje.

Që prej muajt korrik kjo është hera e pestë që anijet e peshkimit kapin një peshkaqen të tillë.

Klima dhe ndryshimet e shpeshta të temperaturave mund të jenë shkaku i shtimit të specieve të tilla në ujërat tona.