Blerim Kotobelli ka premtuar se Teuta do të rikthehet sezonin e ardhshëm edhe më e fortë. Kapiteni deklaron kështu menjëherë, pasi këtë sezon Teuta arrit të shpëtonte prej rënies nga kategoria. Kapiteni shprehet se ky ishte një sezon për t’u harruar dhe tashmë synimet janë për të ringritur skuadrën dhe të arrihet më lart.

Si ju duk sezoni i fundit dhe a ju ka mbetur ndonjë peng?

Sezoni i fundit ishte shumë i fortë edhe me stres shumë për ne, por fundi ishte i mirë për ekipin. Edhe për mua është shumë i mirë, sepse e mbyllëm më fitore. Peng kam ndoshta disa pikë të lëna në shtëpinë tonë.

Paraqitjen tuaj si e vlerësoni?

Paraqitjen time e vlerësoj pozitive për këtë çfarë dhashë në fushën e lojës. Mendoj se e mira s’ka fund, por e rëndësishme ishte që si unë dhe shokët bëmë mirë në çastin dhe momentin e duhur të sezonit.

Çfarë mund të bënte më tepër Teuta apo aq ishin mundësitë?

Teuta u krijua për më lart, por, siç e thashë, pikët e lëna në shtëpi ndikuan në shumë aspekte. Mund të bënte më tepër patjetër, kemi lënë shuë pikë me ekipe të vogla që nëse do t’i bëjmë llogaritë, mund të ishim më lartë, kështu që nëse do të dalësh në katër më të mirat, duhet t’i fitosh këto ndeshje që quhen të lehta në letër.

Çfarë i duhet Teutës për sezonin e ri që të bëjë më mirë?

Teutës mendoj se duhet patjetër të ruajë grupin që është me e rëndësishmja. Përforcime, normal që duhen. Sa më shumë kontingjent, aq më shumë ke mundësi të fitosh. Besoj se do të tentojmë këtë sezon që vjen të jemi më lart.

Sa ka ndikuar ardhja e Hodos dhe stafit tek Teuta, pasi skuadra mori rezultate mjaft të mira…

Hodo ka merita të padiskutueshme në të gjitha rezultatet. Ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe stafi, Mark Dodaj, plus Rizvanaj kanë bërë një punë shumë të mirë.