Zbulohen detaje të reja për pronësinë e 4 makinave të blinduara që u sekuestruan dje nga Policia e Shtetit.
 
Burime të Report Tv nga SHISH, pohojnë se 4 makinat e sekuestruara dje nga policia në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’ dyshohet se janë të mikut të Emiljano Shullazit.
 
Makinat e blinduara përdoreshin nga miku i Shullazit, Pajtim Serjani dhe janë me vlerë një milion euro.
 
Informacioni për makinat e blinduara u dha nga SHISH duke sjellë bllokimin nga policia e shtetit.

Pajtim Serjani përdorte makinat, 3 të trafikuara nga vendet e BE-së

Katër automjetet e blinduara ishin parkuan në garazhin e një pallati në zonën e “komunës së Parisit” në Tiranë.
 
Informacioni është marrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, agjentët e të cilit kanë mbajtur në mbikëqyrje personat që posedonin këto automjete.
 
Tre prej makinave janë të trafikuara nga vendet e BE-së, njëra prej të cilave është me targa të falsifikuara.

Kush është Pajtim Serjani

Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Pajtim Serjanit në 2015-n i është bërë atentat te Rruga e Kavajës, ndërsa u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari. Serjani, që përdorte makinat e blinduara që u sekuestruan në Tiranë dje, njihet si miku i Emiljano Shullazit.

/Shqiptarja.com/