Durrësi është një nga bashkitë me numrin më të madh të monumenteve arkeologjike dhe historike në shkallë vendi.
Katër monumente të tjerë për bashkinë e re të Durrësit
25qershor2015 – Katër monumente historike dhe arkeologjike i shtohen bashkisë së re të Durrësit. Që të gjitha ndodhen në pjesën veriore të bashkisë, në zonën e Ishmit, e cila së bashku me territorin e katër komunave të tjera tashmë i përkasin Durrësit.
Kalaja e Skënderbeut, që i përket periudhës së heroit tonë kombëtar dhe kisha e Shna Ndout, me themele të shek. 12-të, ndodhen në kepin e Rodonit, rreth 40 km larg qytetit të Durrësit. Kisha e Shna Ndout është rindërtuar 15 vjet më parë me kontributin e ambasadës gjermane dhe vitet e fundit aty kremtohen ritualet e 13 të martave, njëlloj si në kishën me të njejtin emër të Laçit.
Në qendër të Ishmit gjejmë kalanë mesjetare, brenda oborrit të së cilës vazhdojnë të banojnë disa familje. Kjo kala, pranë së cilës ndodhet varri i piktorit të shquar Ibrahim Kodra, i përket mesit të shek. 15-të. Në afërsi të rrugës Ishëm – Fushë Krujë ndodhen edhe rrënojat e bazilikës së Gjuricajt, një monument i shek. 5-6 të erës sonë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shfuqizimi i projektit për rindërtim në zonën nr.5 në Durrës, Muka: Qeveria u tërhoq falë rezistencës së qytetarëve, por kush do përgjigjet për miliona eurot e shpenzuara?
Çfarë po ndodh me Mojtaba Khamenein? Mediat opozitare iraniane: Mund të vdesë në çdo moment
Vapa ekstreme godet Evropën Qendrore dhe Lindore, termometri shkon në 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike
Rama për ”Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian





