Deputeti i PD, Ervin Salianji akuzon qeverinë se po përdor dy standarde për masat e marra rastet e ndërtimeve pa leje. Nga sheshi Skënderbej, Salinji tha se qeveria dhe institucionet nuk shikojnë kullat që ngrihen në qendër të Tiranës, por ndjek penalisht dhe dënon qytetarët të cilët hapin qoftë dhe një dritare në banesat e tyre.

“Urdhëroni shikojeni pak, përball institucioneve më të rëndësishme,  këtu është selia e PS ku kryeministri dhe ministrat kalojë. Këtu kalojë gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit, po ashtu dhe Bashkia. Urdhëroni, kjo leje e miratuar nga Edi Rama nga KKT 26 kate. Tani secili prej jush edhe bashkë nëse doni e shikoni që ky ndërtim ka shkuar thuajse 40 kate. Pra, qytetarët e pamundur, gra, të moshuar përfundojnë në burg çfarëdo lloj ndërtimi bëjnë nëse hapin një dritare ose bëjnë një avlli apo çfarëdo lloj ndërtimi tjetër”, ka thënë Salianji.

Duke treguar kullën që sipas tij, ka probleme me ligjin, Salinji tha se ndërtuesit duhet të ishin gjobitur miliona Euro dhe jo të mbrohen nga qeveria.

“Ndërtime si ky duhet të ishin me miliarda Lekë gjobë apo miliona Euro siç parashikohet në ligj. Nga ana, tjetër ndërtime si ky dhe ndërtuesi apo pronari këtij ndërtimi këtu duhet të ishte para përgjegjësisë penale dhe duhej të përballej me burgun”, ka shtuar Salianji.

Deputeti demokrat paralajmëroi se do të denoncojë të tjera raste të ndërtimeve pa leje.