Ish-kryetarja e degës lokale të Partisë së Lirisë dhe kryetarja e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Durrës ka dhënë dorëheqjen.
“DurrësLajm” mëson se Kontjana Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha strukturat e PL-së në qendër dhe njëkohësisht ka dorëzuar pranë sekretarisë së KB Durrës dorëheqjen e saj si kryetare e grupit të kësaj partie për të dalë si këshilltare e pavarur.
“DurrësLajm” kontaktoi me këshilltaren Kuçi, e cila na konfirmoi dorëheqjen për arsye personale. Para zgjedhjeve të 11 majit, Kuçi u largua nga drejtimi i degës lokale të PL-së dhe në vend të saj u komandua Adriatik Hoxha.
Kuçi e drejtonte degën lokale që nga tetori i vitit 2020 deri në prill 2025.
M.B.