Një video e këngëtarit Post Malone e cila po bëhet virale në internet, i ka shqetësuar të gjithë fansat e 24-vjeçarit.
Këngëtari shfaqet në video teksa performon në skenën e një koncerti në SHBA dhe më pas rrëzohet.
Ndonëse ai ka tentuar të vazhdojë performancën, përsëri është vënë re se e ka të pamundur të këndojë.
Fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij dhe ata mendojnë se Malone duhet të heqë dorë nga muzika për një periudhë derisa të marrë veten.
Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, ka folur gjithmonë hapur për problemet me konsumimin e alkoolit dhe drogës.