Dy kujdestare të shtëpisë së fëmijës në Sarandë janë vënë në hetim nga policia pasi akuzohen se kanë keqtrajtuar tre fëmijë në këtë institucion.

Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga nëna e tre fëmijëve të mitur.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë.

Kjo pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e policisë.