Dy policë janë plagosur në Skënderaj të Kosovës mesnatës e së shtunës.

Sipas medieve kosovare autorët e dyshuar për plagosjen e policëve janë ish-nënkryetari i Skënderajt N. Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Njëri prej tyre ka marrë plagë nga arma e zjarrit e tjetri nga mjete të forta.

Policia ka konfirmuar se dy persona janë të arrestuar dhe dy janë në kërkim.

“Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, njofton Policia e Kosovës.