Deportohet drejt Turqisë gazetari Ahmet Emre Olur. Gazetari turk kërkoi azil në Shqipëri, por nuk iu dha. Lajmi për deportimin konfirmohet nga avokatja e gazetarit turk.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Gazetari është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

Në një letër drejtuar edhe Ministrisë së Brendshme, avokatët e tij shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas, ku më pas kemi marrë dhe takim me drejtuesit e këtij komisariati dhe na kanë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2-vjeçar në shtetin shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi.