Këshilli Bashkiak Durrës ka nisur mbledhjen këtë të premte në orën 14:00 ashtu siç ishte planifikuar, por si rrallëherë më parë kjo mbledhje po zhvillohet pa drita. Në shumë zona të qytetit është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa ky stakim i energjisë ka prekur edhe bashkinë e dytë më të madhe të vendit, e cila mesa duket nuk ka një gjenerator për raste të tilla.

Ndërkaq, nga 13 pika që ishin në rend dite, njëra prej tyre është hequr, konkretisht pika nr.3:

PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 15.659.896 LEKË, PËR SUBVENCIONIMIN E QIRASË PËR FAMILJET, QË PËRFITOJNË BONUSIN E STREHIMIT PËR VITIN 2023.

Vazhdon diskutimi për shqyrtimin e 12 pikave të tjera.

Lajmi në përditësim…