Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku u miratuan dy vendime të rëndësishme:

Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 6 pallateve të ndodhura në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe të 1 (një) banese individuale të ndodhur në njësinë administrative nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz.