Ka shumë ushqime të shijshme dhe ushqyese që mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, ka edhe shumë opsione të njohura që kanë efektin e kundërt.
Ato mund të bllokojnë arteriet dhe kështu të rrisin rrezikun e problemeve kardiovaskulare, duke përfshirë atakun në zemër dhe goditjen në tru.
Nutricionistët paralajmërojnë për katër llojet e mëposhtme të ushqimeve që mund të bllokojnë enët e gjakut:
- Petulla
Shumica prej nesh i duan petullat, por ato duhet të konsumohen vetëm herë pas here, për hir të shëndetit arterial. Sigurisht, mund të hamë nga një herë pas here, por nëse i hamë shpesh, kjo mund të kontribuojë në bllokimin e arterieve dhe probleme të tjera shëndetësore. “Shumica e petullave bëhen me miell të rafinuar, sheqer dhe yndyrë. Mielli dhe yndyra e rafinuar mund të rrisin sheqerin në gjak dhe rrezikun e diabetit, dhe vetë diabeti është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.”
- Proshutë
Ky mish i tymosur dhe i përpunuar është jashtëzakonisht i pasur me natrium, i cili mund të rrisë presionin e gjakut dhe të ushtrojë ngarkesë shtesë në zemër dhe enët e gjakut. E mbushur me yndyrë të ngopur dhe natrium, proshuta e derrit ose e viçit është një nga ushqimet më të këqija për shëndetin e arterieve. Yndyra e ngopur stimulon mëlçinë të prodhojë më shumë kolesterol, gjë që mund të çojë në arteriosklerozë (forcim të arterieve).
- Ëmbëlsues artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë një efekt të tërthortë në grumbullimin e pllakës në arterie. Edhe pse ëmbëlsuesit artificialë mund të duken si një alternativë më e shëndetshme për të zvogëluar konsumin e sheqerit, disa studime sugjerojnë se ato mund të kontribuojnë ende në problemet kardiovaskulare. Disa ëmbëlsues si aspartami dhe sakarina shoqërohen me efekte negative në kontrollin e sheqerit në gjak dhe metabolizmin e lipideve, të cilat në planin afatgjatë mund të çojnë në bllokim të arterieve”.
- Pica
Yndyrnat e ngopura dhe trans nga djathi dhe ushqimet e përpunuara si salçiçet dhe sallami rrisin ndjeshëm nivelin e kolesterolit LDL (kolesterolit të keq), i ili grumbullohet si pllakë përgjatë mureve të arterieve. Kur arteriet ngushtohen, rrjedha e gjakut zvogëlohet, gjë që i shkakton një ngarkesë shtesë zemrës. Një version më i shëndetshëm është një picë e bërë në shtëpi me brumë integral, me perime dhe pak djathë me pak yndyrë.