Frutat kanë pak kalori dhe shumë fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

Cilat fruta ndihmojnë në humbjen e peshës?

Pjepër

Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Është i pasur me vitamina A dhe C, ndërsa nuk përmban kolesterol.

Luleshtrydhe

Ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe një përmbajtje të ulët karbohidratesh.

Ananas

Është një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë sasi të larta të vitaminës C, manganit, bakrit dhe folatit.

Banane

Një banane ka pak më pak se 100 kalori. Ky është një frut që mund ta konsumoni (jo shpesh) pasi ju bën të ndiheni të ngopur.

Grejpfrut

Forcon sistemin imunitar, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit, mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës në arterie, është i pasur me antioksidantë dhe kontribuon në hidratimin e trupit. Gjithashtu konsiderohet si një nga frutat më të mira që ndihmon në humbjen e peshës.

Papaja

Është i shëndetshëm dhe përmban një sasi të konsiderueshme fibrash, ndërsa ka vitamina A dhe C dhe është plot me antioksidantë.