Shenjat e tokës njihen tashmë për përgjegjshmërinë e tyre, por 12 shenjat e zodiakut kanë konceptime të ndryshme kur vjen puna te ky term.

Renditja e shenjave për përgjegjshmërinë e tyre bazohet në elementin e tyre, planetin udhëheqës dhe  vlerat unike të secilit prej nesh. Saturni, planeti i punës, përgjegjshmërisë, kufizimeve dhe maturisë ‘disiplinon’ mirë shenjat që udhëhiqen prej tij.

Cilat janë tre shenjat më të përgjegjshme të horoskopit?

Virgjëresha

Kjo shenjë udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe logjikës. Kjo i bën ata inteligjentë dhe zgjidhës të mirë problemesh. Për ta është e lehtë të marrin kontrollin në dorë ose të jenë pjesë e skuadrës dhe të bashkëpunojnë. Si një shenjë e ndryshueshme, ka aftësinë të depërtojë në hapësirat bosh duke i mbushur pasi duan planifikimin, strukturimin edhe kur nuk ka asgjë për të ndërtuar. E vetmja herë kur Virgjëresha mund të zhgënjejë dikë është kur e ka rraskapitur veten dhe i duhet të pranojë se nuk ka më energji.

Bricjapi

Nga të gjitha shenjat, Bricjapi është kryesues si më i përgjegjshmi i horoskopit. Planeti i tyre, Saturni iu dikton detyrën, zellin dhe durimin si vlera të brendshme. Fëmijët Bricjap e shohin veten të barabartë me të rriturit dhe mund të gjykojnë veprimet e tyre apo të të tjerëve në mënyrë të drejtë. Si shenjë toke, janë praktikë, të besueshëm dhe të qëndrueshëm. I vetmi problem është se e kanë të vështirë të çlirohen dhe të argëtohen.

Ujori

Ndoshta është shenja që nuk do e merrnim me mend të ishte në listë, por drejtohet nga Urani dhe Bricjapi. Urani jep mësime nëpërmjet ndryshimeve të shpejta dhe të papritura. Përgjegjshmëria nga një Ujor konceptohet në mënyrë unike nga shenjat e tjera. Ata ndihen përgjegjës për kolektivin, do të ngrenë zërin për çështje madhore dhe kërkojnë drejtësi. Nuk janë besnikë ndaj diçkaje që nuk përputhet me kodin e tyre të etikës, por nëse gjejnë kauzën që i përkasin, natyra e tyre kokëfortë do i bëjë të luftojnë derisa të arrijnë ndryshimin.