Luiz Ejlli është surprizuar pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother nga një dron që mendohet se i është dërguar nga Kiara.

Në dronin e dërguar shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara”, ndërsa ishte vendosur dhe fotoja që shkëmbyen në dasëm.

Kur Kiara ishte në shtëpi, Luizi i pati kërkuar që të kur të dilte t’i thoshte Të kam zemër kur të arrinin të komunikonin, në mënyrë që ait ë kuptonte sesi shihej jashtë.

Kjo shprehje do të ishte një sinjal për Luizin, se situata me publikun ishte shumë mirë.

Droni I sotëm e ka gëzuar shumë Luizin, gëzim që e shprehu para të gjithë banorëve, duke theksuar se e ka marrë shumë malli për Kiarën pas qëndrimit më shumë se 90 ditësh në shtëpi me të.

Gjatë këtyre ditëve pas daljes së Kiarës, Luizi ka shprehur shumë herë dëshirën për të komunikuar me të dhe për të kuptuar si është pritur ajo jashtë pas daljes nga shtëpia e BBV.