Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, gjatë konferencës së sotme në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë hapa para, por ka ende gjëra për t’u përmirësuar.

Ajo u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparuar shumë 31 vitet e fundit dhe se SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah Shqipërsë për ta mbështetur atë.

“31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për t’u bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në vitin 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës“, tha Kim.