Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të zhvillojë një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun.

Takimi do të zhvillohet në zyrën e deputetes demokrate në Kryesinë e Kuvendit.

Nuk dihen ende çështjet që pritet të diskutohen mes diplomates amerikane dhe deputetes së PD.