Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali të dielën, ku një 34-vjeçar u arrestua dhe akuzohet për vrasje. Ai qëlloi aksidentalisht me armë zjarri të atin, gjatë kohës që gjuanin për derr të egër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qytezës së Postiglione, në provincën jugore të Salentos. Ata ishin fshehur nëpër shkurre, kur 34-vjeçari hapi zjarr në momentin që pa një hije dhe gjethet që lëvizën, duke e qëlluar të atin në bark.

Me të kuptuar çfarë kishte bërë, i riu njoftoi menjëherë autoritetet dhe u përpoq ta mbante të atin gjallë. Por mjekët e patën të pamundur që ta shpëtonin 55-vjeçarin Martino Gaudioso.

Dyshja kishte dalë për gjah në një park kombëtar të zonës ku gjuetia është e ndaluar.