Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve autoritetet zbuluan një banesë dykatëshe që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas policia krimi i organizuar është fokusuar rreth biznesit të marijuanës duke e kthyer zonën në një vend të rrezikshëm dhe të dominuar nga bandat.

“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.