Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Q. A., 58 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e tij.

Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi në kërkim E. K., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.