Në prag të nisjes së fushatës elektorale në Durrës, bashkia ka miratuar vendin ku do të vendosen posterat elektoralë të kandidatëve në garë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

E vetmja hapësirë publike në dispozicion do të jetë ajo në qendër të Durrësit, e njohur edhe si ish-serat.

Në hapësirën 42 metra katrorë do të afishohen materialet propagandistike nga subjektet zgjedhore, të përfshira në këtë garë.

Për të evituar rastet e konstatuara në të kaluarën, kur posterat elektoralë vendoseshin në hapësira të ndryshme publike si mbikalime e nënkalime, fasada pallatesh etj, bashkia ka ngarkuar Policinë Bashkiake që të monitorojë zbatimin e këtij urdhri.