TIRANË-KKRT zhvilloi ditën e sotme një seminar mbi projektin, “Televizioni Digital i Europës Juglindore SEE-Digi TV”. “Zbatimi i Strategjisë së kalimit në transmetimet numerike. Forma dhe mënyra e realizimit” është tema e seminarit të organizuar nga KKRT-ja. 

Qëllimi i këtij seminari është njohja me detyrimet dhe angazhimet që rrjedhin në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, nevoja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, për realizimin me sukses të tij brenda afateve të përcaktuara. 

Në seminar janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, që janë të përfshirë në procesin e kalimit në sistemin numerik, si dhe të operatorëve tv, kombëtar dhe vendor.