DJ Geek ka surprizuar partneren e tij gjatë pushimeve në ishujt Maldive, duke i bërë propozimin për martesë në një atmosferë tejet romantike buzë detit.
Siç ka njoftuar vetë partnerja e tij Olsa Berani, propozimi është realizuar më 12 prill, duke zyrtarizuar kështu një lidhje që ka nisur prej kohësh.
Ajo ka publikuar foto teksa ka treguar unazën e veçantë me diamant dhe dekorin që Geek kishtë përgatitur për të.
Çifti aktualisht po shijon ditët e pushimeve në Maldive dhe ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente të shumta nga udhëtimi i tyre.
DJ Geek, DJ Geek, ka tërhequr sërish vëmendje me këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke e bërë publike lidhjen e tij të re pas ndarjes nga këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ky propozim shënon një kapitull të ri për çiftin, i cili tashmë duket se po ecën drejt një etape më serioze të marrëdhënies së tyre.





