Për të pasur një buzëqeshje rrëzëllitëse, kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të jetë maksimal.

Klinika dentare “Durrësi” është alternativa e duhur për të gjithë ju që kërkoni dhëmbë perfektë dhe një ambient profesional e mikpritës, të pajisur me teknologjinë më të fundit.

Pas një eksperience pune në SHBA dhe një bashkëpunimi të ngushtë me laborator amerikan tē specializuar per Dentistri Kozmetike, stomatologët Luçiano dhe Ermiranda Liço u rikthye në atdhe për të vazhduar biznesin e tyre.

Me ambientet e reja të klinikës, ku ofron një gamë të gjerë shërbimesh dentare, Luçiano Liço i rikthen buzëqeshjen çdo klienti.

Mirënjohjen ndaj shërbimit të ofruar nuk mund ta tregojë askush më mirë, sesa klientët e kënaqur.

“Jam këtu te doktor Luçiano, në klinikën dentare “Durrësi”. Kam gjetur njerëz shumë të mirë dhe profesionistë të vërtetë, prandaj dhe vi këtu se ndihem si në familje.

Në krahasim me çmimet e këtyre shërbimeve në Itali, këtu na ofrohen me tarifa 4 herë më të lira. Në këtë klinikë ju ofrohet shërbim profesional dhe i shpejtë.” – na thotë një shtetas italian që e frekuenton rregullisht klinikën dentare.

Në klinikën dentare “Durrësi” ofrohen një sërë shërbimesh si:

Kirurgji Orale

Implantologji

Ortodonci

Dentistri kozmetike

Terapi dentare

Ortopedi

Periodontologji

Profilaksi

Për të gjithë ju që kërkoni të merrni një plan trajtimi të personalizuar, në klinikë ju ofrohet një vizitë falas.

Gjatë saj, mjekët stomatologë realizojnë ekzaminime të sakta të situatës suaj dentare dhe ju tregojnë terapinë më të përshtatshme për t’u aplikuar.

Për të rezervuar një konsultë telefononi në: +355 69 221 3615

Klinikën dentare “Durrësi” e gjeni në lagjja nr.11, rruga “Mustafa Varoshi”.

Mund të kontaktoni me stomatologët Liço edhe në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram