Në garën për Këshillin Bashkiak Durrës, Partia Demokratike mori 5 mandate këshilltarësh.

Kreu i degës lokale dhe njëkohësisht kryesuesi i listës së këshilltarëve, Joni Myshketa, përmes një statusi në rrjete sociale falenderon të gjithë mbështetësit që u besuan votën.

Ndërsa nënvizon se punuan në kushte ekstreme gjatë fushatës elektorale, Myshketa bën apel për ringritje të PD-së, pasi në zgjedhje shumë demokratë nuk dolën në votime, sepse nuk u ndien të përfaqësuar.

“Duhet të largohemi menjëherë nga gjuha e dhunës e cila nuk sjell përfitime sjell atë që pamë të gjithë nga këto zgjedhje largimin e mijëra simpatizantëve që këto 30 vite kanë dhëne kontributin e tyre te vyer e nuk e panë veten te përfaqësuar.

Duhet te ngrihemi mbi vete gjithsecili nga ne. Sot duhen marrë masa konkrete për të ringritur PD-në për ta bërë atë një zgjedhje të popullit ashtu siç dhe ju kemi premtuar këto 30 vite”,– shkruan ai.

Duke u ndalur tek ndarja e demokratëve në dy grupime, Myshketa thotë se ajo që fitoi në këtë mes është Partia e Lirisë.

“Por duket se zgjedhja nën një çadër tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” solli “BASHKË HUMBIM”.

Prej këtij koalicioni humbën DEMOKRATET dhe fitoj Partia E Lirisë serish në kurrizin tonë, LSI apo çfarëdo që e ve emrin sa herë ka zgjedhje dhe këto janë fakte”,– shkruan ai.

Satusi i plotë i Joni Myshketës:

Të nderuar kolegë, miq, demokrat, qytetar!

Një falenderim të veçantë për të gjithë Ju!

Për përkushtimin tuaj pa asnjë lloj rezerve dhe vetëm me dëshirën e dashurinë për të djathtën dhe Partinë Demokratike

atë të vërtetën,

atë të ndershmërisë,

qytetarisë e meritokracisë!

Punuam në kushte ekstreme, me të vetmin mjet të fortë, FJALËN TONË,

fytyrën tonë e ndershmërinë tonë, kundër shumë “armiqve” politik te cilët vetëm me të pavërteta, fyerje, shpifje u munduan të na demoralizonin, por qyteti edhe pse do dëshironim më tepër na vlerësoj pikërisht për atë që përfaqësojmë.

MIRËNJOHJE PAFUND PËR JU!

Duhet të largohemi menjëherë nga gjuha e dhunës e cila nuk sjell përfitime sjell atë që pamë të gjithë nga këto zgjedhje largimin e mijëra simpatizantëve që këto 30 vite kanë dhëne kontributin e tyre te vyer e nuk e panë veten te përfaqësuar.

Duhet te ngrihemi mbi vete gjithsecili nga ne. Sot duhen marrë masa konkrete për të ringritur PD-në për ta bërë atë një zgjedhje të popullit ashtu siç dhe ju kemi premtuar këto 30 vite.

U përpoqëm makismalisht qe te dilnim me këto zgjedhje së bashku me pjesën tjetër të demokratëve, duke bërë thirrje te sinqerta e serioze per bashkim e bashkpunim pasi ne në asnjë momente nuk e kishim betejën me ta por me pushtetin.

Por duket se zgjedhja nën një çadër tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” solli “BASHKË HUMBIM”.

Prej këtij koalicioni humbën DEMOKRATET dhe fitoj Partia E Lirisë serish në kurrizin tonë, LSI apo çfarëdo që e ve emrin sa herë ka zgjedhje dhe këto janë fakte.

Sot hedhja e fajit apo gjetja e justifikimeve për ketë gjendje nuk na çon askund.

Në këto zgjedhje munguan ZGJEDHESIT

NON GRATA kësaj here erdhi pikërisht prej atyre që na kanë mbështetur këto 30 vite demokraci për tu thënë JO xhaketave të vjetra për ti thënë jo pazareve dhe interesave personale a ngjizjeve dështake e të pamoralshme.

Jeni ne borxh deri fyt me demokratet dhe qytetaret dhe nuk keni as kohe e as moral a mundesi tu a ktheni perseri ate qe I keni marre gjithe keto vite.

Koha juaj politike ka skaduar tashme, braktisja massive per te dale ne votime eshte pikerisht

se Ju nuk frymezoni me, ju nuk jeni e ardhmja e vendit andaj ju qe e mbyllet me turp fundit tuaj politik duhet menjehere te mos krijoni asnje kosto shtese pertej atyre qe tashme fatkeqsisht keni krijuar per demokratet e mbare vendin.

HISTORIA DO JU GJYKOJË!

Padyshim qe jam shume I kenaqur nga rezultati I arritur nga Partia Demokratike dega Durres pamvaresisht se do te doja më tepër.

Por te jeni te sigurte miq qe ato jane vota

Te ndershme

Pa asnje presion

Pa blerje a shantazh

Jane vota qe nuk te tradhetojne vetem nese Ti, Ne qe e kerkuam voten dere me dere tradhetojme veten tone, kauzen tone ate te ringritjes se Partise Demokratike mbi themelet e filozofise se djathte.

Per kete duhet pune miq, por eshte vetmja rruge e cila padyshim qe eshte e lodhshme dhe jo e shpejte por sigurisht nuk te zhgenjen.

Mirënjohje pafund për secilin prej Jush!

Mirenjohje pafund per besimin e dhene

Respektin dhe dashurine qe treguat ndaj nesh duke na degjuar, hapur deren.

Maximalisht brenda ligjit dhe te se drejtes qytetare e njerezore do jemi perfaqsues te interesave tuaja dhe vetem tuajat ne keshillin Bashkiak Durres, pasi pa voten tuaj, besimin tuaj nuk jemi asgje.

MIRËNJOHJE PAFUND PËR JU!