Dy shtetas shqiptar, anëtarë të një grupi kriminal, janë arrestuar në Atikën perëndimore nga policia greke, për posedim dhe trafikim të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike .

Sipas ELAS-it, ka paraprirë shfrytëzimi i duhur i të dhënave të informacionit dhe krijimi i “profileve” individuale nëpërmjet të cilave është evidentuar aksioni i tyre në trafikimin e kokainës dhe kanabisit për narkotrafikantët e vegjël në Atikë, me fitimin e tyre të paligjshëm të vlerësuar të paktën 820 000 euro.

Nga kontrollet e kryera në një shtëpi dhe magazinë, të përdorur nga një i arrestuar për fshehjen e drogës, u gjetën dhe u konfiskuan: 17 kg e 780 gram kokainë, 122 kg e 511 gram kanabis të papërpunuar, 3 kg e 755 gram pluhur për përzjerien e kokainës, pistoletë, 2 karikatorë dhe 179 fishekë, 2 peshore elektronike precize, 3 celularë, 2 makina dhe 650 euro.

Personat e arrestuar me dosjen e ngritur ndaj tyre për – sipas rastit – shkelje të ligjeve për drogën dhe armët, janë dërguar në organin e prokurorisë kompetente.