Në komunën e Junikut janë numëruar të gjitha votat dhe është e para që konfirmon balotazhin për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Kjo pasi asnjëra nga partitë politike nuk ka arritur të marrë mbi 50% te votave.

Në garën e balotazhit kryeson Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 47.26% të votave të marra, apo me 1062 vota.

Ndërsa, i dyti në garën e balotazhit është Ruzhdi Shehu, i LDK-se me 37.87% ose 851 vota të marra.

Kujtojmë se ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.