Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për të furnizuar me armë Ukrainën, pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjë prej vendeve sulmohet.

“Ne planifikojmë të rishqyrtojmë çështjen e mbështetjes me armë për Ukrainën”,- tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Chang Ho-jin , duke sugjeruar një ndryshim në politikën e Seulit për ndalimin e ndihmës për Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, Chang njoftoi sanksione të reja ndaj subjekteve të lidhura me Korenë e Veriut dhe Rusinë.