Vizitorëve në Kosovë nga 87 vende do t’u kërkohet të kenë një vizë për të hyrë në territorin kosovar.

Në mesin e qytetarëve që duhet të kenë viza për të hyrë në Kosovë, janë ata të Rusisë, Kinës dhe Indisë.

Megjithatë, regjimi i vizave nuk vlen për pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën: Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Autoritetet kosovare kanë thënë se zbatimi i këtij vendimi, që nga ditët e para të fillimit të vitit, do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në vend.

Ndërkohë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian.