Shteti i Kosovës nuk mund të krahasohet me Palestinën dhe nuk mund të zbatohet një skenar apo plan palestinez për Kosovën, pasi që kjo e fundit nuk është njohur si shtet nga OKB-ja.

Kështu ka thënë ambasadori serb në OKB Feodor Starçeviq, duke shtuar se nuk dëgjuar për ndonjë informacion për një skenar të mundshëm palestinez për Kosovën, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Ndërkohë, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, kishte shfaqur frikën se Kosova mund të marr statusin si shtet vëzhgues në OKB.