Në Kosovë janë regjistruar 4397 raste të reja me koronavirus sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 16,307 mostrave. Nga kjo shifër i bie se rreth 27 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 607 pacientë.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë. Sakaq numri total i rasteve aktivë ka arritur në 25, 458 qytetarë.