Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së Covidit.

Janë regjistruar 15 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,144 qytetarëve.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 11 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 107.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus.