Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se në 24 orët e fundit shënuar 16 raste të reja me koronavirus nga 1424 testime të kryera.

Në njoftim bëhet me dije se në këtë hark kohor janë shëruar edhe 10 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.

Në total numri i rasteve aktive është 320