Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikua shifrat e fundit sa i përkest situatës së COVID-19 atje.

Mësohet se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 481.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.