Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit të situatës pandemike atje.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se testimi i 2335 personave, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar 1 viktimë.

Njoftimi i MSH:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

-Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

-Në total numri i rasteve aktive është 562.